UBT News

21 ankesa dorëzohen në PZAP

Gjatë ditës së zgjedhjeve të dielën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 një ankesa.

Ankesat në PZAP u bënë nga subjektet politike dhe OJQ-të lidhur me procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur për KosovaPress kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

“PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike natyra ete cilave ka qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”, ka deklaruar Desku.

Exit mobile version