Pas suksesit të madh në Lojërat Olimpike ku e fitoi medaljen e artë si dhe së fundi u shpall edhe xhudistja më e mirë në botë, Unioni Evropian i Xhudos ia ka kushtuar një shkrim të veçantë kosovares, Distria Krasniqi, duke e cilësuar vitin 2021 si vitin e saj.
“Numërimi mbrapsht për vitin e ri ka nisur për Distria Krasniqin e Kosovës. Në moshën 26-vjeçare, ajo mund ta festojë vitin 2021 si vitin e saj, duke grumbulluar 6820 pikë, pas medaljes së artë olimpike nuk është aspak e pabesueshme”, fillon shkrimi dedikuar Krasniqit.
“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për veten që përfundova këtë vit si kampione olimpike dhe numër një në renditjen botërore, është një ndjenjë e mrekullueshme që puna e palodhshme më në fund dha rezultat”, ka thënë xhudistja kosovare.
Ajo tashmë ka bërë kalimin nga kategoria 48 në 52 kg gjatë Grand Slam-it në Baku, duke testuar ujërat dhe ka performuar në garat për medalje të mëdha. Krasniqi i bashkohet bashkëlojtareve të saj dhe kampioneve olimpike Majlinda Kelmendi (2016) dhe Nora Gjakova (2021) në listën e heroinave të Kosovës.
Gjithashtu edhe trajneri Driton Kuka është votuar si më i miri në botë.