UBT News

200 milionë për sezon, Ronaldo shumë afër klubit të ri

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo pritet të bëhet me skuadër të re pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Siç bëhet e ditur nga “Marca”, Ronaldo pritet t’i bashkohet skuadrës së Al-Nassr pas Kupës së Botës pasiqë raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 500 milionë eurosh me klubin nga Arabia Saudite.

37-vjeçari është në kërkim të skuadrës së tij të re pasi që Manchester United i shkëputi kontratën në përgjigje të intervistës bombastike të tij me Piers Morgan.

Krerët e United ishin të nevrikosur që Ronaldo e pranoi se ai nuk ka respekt për Erik ten Hag dhe se e akuzoi drejtuesit e klubit se ata dështuan për të përmirësuar kushtet në qendrën stërvitore.

Ronaldo, i cili kishte edhe shtatë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” e cila kishte një vlerë prej 580 mijë në javë, nuk mori dëmshpërblim nga United pas largimit të tij. Por pesë herë fituesi i Topit të raportohet se tani ka arritur një marrëveshje në parim për t’u transferuar te skuadra e Al-Nassr.

“Marca” pretendon se Ronaldos i është ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë prej 200 milionë eurosh në sezon.

Exit mobile version