Angelina Jolie është ende e përfshirë në jetën e 27-vjeçarit Harry, pavarësisht se u nda nga babai i tij, Billy Bob Thornton, pothuajse 20 vjet më parë.
“Deri më sot, ajo ende më dërgon dhurata për Krishtlindje çdo vit dhe gjëra të tilla”, tha Harry për Entertainment Tonight teksa diskutonte rreth raportit të tij me aktoren 46-vjeçare. “Unë nuk flas me të në telefon çdo ditë, por herë pas here flasim”.
Yjet e njohur, Jolie dhe Thornton ishin të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2003. Në kohën kur ata u martuan, aktori 66-vjeçar i “Monster’s Ball” kishte tre fëmijë.
Harry vazhdoi të tregojë se sa argëtuese ishte Jolie si njerkë kur ai ishte ende fëmijë.
“Ajo ishte shumë e lezetshme”, tha ai. “Ajo na çonte në kamping çdo javë. Ajo ishte shumë argëtuese për ne kur ishim të rinj”./UBTNews/