UBT News

2 mijë e 709 të vdekur nga COVID-19

Prej 13 marsit të vitit të kaluar në Kosovë u shfaqen dy rastet e para pozitive me COVID-19. Që nga atëherë e deri më sot 154 mijë e 607 qytetarë rezultuan me COVID-19. COVID-19 mori edhe jetën e mijëra qytetarëve.

Deri më tani sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 2 mijë e 709 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me koronavirus.

Vetëm gjatë javëve të fundit është raportuar për numrin e lartë të vdekjeve por edhe rasteve pozitive me COVID-19.

Se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është e rëndë e thotë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Për këtë, kryeministri Kurti vizitoi të mërkurën IKShPKS-në. Kurti pas vizitës në IKSHP ka falënderuar profesionistët shëndetësor për punën që po e bëjnë, ndërsa theksoi se vaksina është rruga më e mirë karshi këtij virusi vdekjeprurës me rrezikshmëri të lartë. Ai konfirmoi se aktualisht Kosova ka në stoqe 580 mijë vaksina Pfizer dhe 20 mijë vaksina Astra Zeneca.

Megjithëkëtë, për gjitha këtë situatë është marrë vendim për disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi nga e hëna e 30 gushtit.

Institucionet shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen kundër COOVID-19. E pas situatës së keqësuar, ministri Vitia tha se është e nevojshme që tani të merret edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID-19.

Sipas raportit të fundit të IKShPK-së prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës, kurse 329 mijë e 246 janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine. Në total numri i rasteve aktive është 22 mijë e 223.

Exit mobile version