2.000 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore janë zhdukur në Meksikë
Familjet e 2.000 emigrantëve që u nisën për në SHBA nga vendet e Amerikës Qendrore si El Salvador, Honduras, Nikaragua dhe Guatemala njoftuan se të afërmit e tyre janë zhdukur në Meksikë.
Familjet e 2.000 emigrantëve që u nisën për në SHBA nga vendet e Amerikës Qendrore si El Salvador, Honduras, Nikaragua dhe Guatemala njoftuan se të afërmit e tyre janë zhdukur në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e saj, Federata Meksikane e Organizatave Publike të të Drejtave të Njeriut (FMOPDH) ndau të dhëna mbi situatën e emigrantëve të cilët u nisën për një jetë më të mirë duke shpëtuar nga problemet si dhuna, papunësia dhe varfëria në vendet e tyre.
Në raport thuhet se familjet e 2.000 emigrantëve që u nisën për në SHBA nga El Salvadori, Hondurasi, Nikaragua dhe Guatemala njoftuan se të afërmit e tyre u zhdukën në Meksikë dhe se ishte përdorur dhunë kundër emigrantëve.
Më tej në raportin e FMOPDH thuhet se duhet të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal për mbrojtjen e emigrantëve.
“Vendosja e më shumë se 8.000 forcave të sigurisë në kufijtë veriorë dhe jugorë të Meksikës për të ndaluar imigracionin do të përbënte një rrezik. Emigrantët janë të detyruar të përdorin rrugë të ndryshme. Ata janë të ekspozuar ndaj dhunës së organizatave të krimit të organizuar”, theksohet në raport.
Gjithashtu thuhet se kartelet e drogës, duke përfituar nga dëshpërimi i emigrantëve të cilëve u duhej të ecnin për javë të tëra për të arritur në SHBA, i detyruan ata të punonin punë të lira të cilat çuan në shkelje serioze të të drejtave të njeriut
Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori janë ndër vendet me numrin më të lartë të emigrantëve në SHBA, ku ndodhen në kufirin jugor.
Njësia e Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave të SHBA-së (CBP) më 2 prill tha se numri i emigrantëve të kapur teksa përpiqeshin të kalonin kufirin SHBA-Meksikë në mars tejkaloi shifrën 171.000, numri më i lartë i regjistruar që nga viti 2006.