Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur edhe 19 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 415 raste të reja.
Gjashtë nga viktimat janë nga muaji dhjetor dhe që nuk janë paraqitur që atëherë në raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga viktimat tjera, 11 janë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe nga një viktima në Kumanovë, Prilep, Veles, Kërçovë, Ohër dhe Gjevgjeli.
Ndërkaq bëhet e ditur se janë shëruar edhe 224 pacientë./UBTNews