Sot është Dita Botërore e Fotografisë.
Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë dot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.
Zgjedhja e datës lidhet me 19 gushtin 1839, kur qeveria franceze shpalli publikisht shpikjen e dagerotipit – procesi i parë praktik i fotografimit, i shpikur nga Louis Daguerre. Ky moment konsiderohet si lindja zyrtare e fotografisë moderne.
Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i “ngrijnë” momentet.
Pra, 19 gushti është një ditë për të festuar fotografinë si art dhe si mjet për të parë botën nga kënde të ndryshme.
Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.