18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të emigrantëve mbarë botën, e caktoi këtë datë si Ditën ndërkombëtare të emigrantëve. Në këtë ditë më 1990 Asambleja miratoi Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
132 vende anëtare që morën pjesë në Dialogun e nivelit të lartë për emigracionin dhe zhvillimin ndërkombëtar, që u realizua nga Asambleja e Përgjithshme në 14-15 shtator të vitit 2006, konfirmuan një sërë mesash të rëndësishme.
Ata theksuan se emigracioni ndërkombëtar është një dukuri që rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet dhënë një kontribut pozitiv për zhvillimin e vendeve nga vijnë dha to që janë destinacion i emigrantëve, me kusht që kjo të mbështetet me politika të vërteta.
Respektimi i të drejtave e lirive themelore të të gjithë emigrantëve ka rëndësi qenësore për përfitimet nga emigracioni ndërkombëtar, ata e njohën rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit për emigracion bilateral, por edhe në rrafsh rajonal dhe global.
Në 19 shtator të vitit 2016, Asambleja e Përgjithshme miratoi një sërë detyrimesh gjatë samit të parë për lëvizjet e mëdha të emigrantëve e refugjatëve për përmirësimin e mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve. Këto detyrime njihen edhe si Deklarata e Nju Jorkut për emigrantët dhe refugjatët. Kjo e vërteton rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare dhe paraqet një përkushtim nga ana e vendeve anëtare për përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje.