Një vrasje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qendër të fshatit Manati të Lezhës.
65-vjeçari, L. L. u qëllua për vdekje me armë zjarri nga F. P., 17 vjeç, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia.
Sipas policisë vrasja ka motive hakmarrjeje. Mësohet se 17-vjeçarit i kanë vrarë të atin në vitin 2009, dhe vrasja është bërë nga vëllai i viktimës.
Ndërkohë policia gjatë kontrollit në banesën e autorit i kanë gjetur edhe një armë tjetër.
“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën e zjarrit, pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin“, njofton policia./TCH