Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 17 pacientë si pasojë e COVID-19, katër nga Durrësi, tre qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Fieri, dy qytetarë nga Korça, një qytetar nga Skrapari, një qytetar nga Kuçova, një qytetar nga Gramshi, një qytetar nga Lezha, një qytetar nga Dibra, një qytetar nga Kavaja.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 795 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.
Ndërsa janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16 mijë e 230 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar./UBTNews