UBT News

17 të vdekur, 695 raste të reja dhe 563 të shëruar në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 17 pacientë me COVID-19, pesë qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Elbasani, dy qytetarë nga Përmeti, dy qytetare nga Fieri, një qytetar nga Shkodra, një qytetar nga Prrenjasi, një qytetar nga Lushnja, një qytetar nga Gjirokastra, një qytetar nga Kavaja dhe një qytetar nga Shijaku.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 695 raste pozitive nga 1 mijë e 963 testime të kryera, kurse janë shëruar 563 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, nëntë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version