UBT News

16 të vdekur dhe 681 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 16 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, si dhe janë regjistruar 681 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 872 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët dhjetë pacientë janë të intubuar. Ndërkaq aktualisht janë 34 mijë e 974 raste aktive./UBTNews

Exit mobile version