Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën mes vete në rajonin e Katalonjës, në verilindje të Spanjës. Përplasja ndodhi në një stacion në periferi të Barcelonës, rreth orës 07:50.
Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën teksa njëri ishte i parkuar në stacion. Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti, raporton BBC.
Shërbimet e urgjencës thanë se 150 persona janë në një gjendje të lehtë dhe pesë të tjerë kanë lëndime më të rënda.