Kosova është bërë njëra nga vendet më tërheqëse për përgatitjen dhe stërvitjen e xhudistëve nga vende të ndryshme të botës dhe në shumë raste ata qëndrojnë në Kosovë si grupe të ndryshme ku stërviten nga trajnerë kosovarë me në krye Driton Kukën.
Këto ditë, në Kosovë po qëndrojnë mbi 150 garues, derisa kësaj radhe po marrin pjesë edhe ekipi i Moldavisë.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se sporti po thyen barriera politike.
“Pas Ballkanikut të mbajtur në Pejë po mbahet Kampi stërvitor i radhës! Specifike kësaj radhe pjesëmarrja e ekipit të Moldavisë, për herë të parë në Kosovë. Ekip i fortë e njerëz pozitiv dhe mirënjohës për mikpritjen që hasën në vendin tonë. Sporti po thyen gjithmonë barrierat politike dhe kjo do vazhdoj tutje. Përndryshe në Pejë po qëndrojnë 150 garues në Kampin stërvitor këtë javë nga shtete të ndryshme”, ka shkruar Kukan në rrjetin social “Facebook”./UBTnews/