Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.
Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.
Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/
