UBT News

15 viktima dhe 448 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 15 pacientë si pasojë e COVID-19, si dhe janë regjistruar 448 raste të reja.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 696 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version