UBT News

15 të vdekur dhe 752 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

15 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 752 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë shëruar 545 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version