15 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 752 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë shëruar 545 qytetarë.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar./UBTNews