Markat më të mira botërore kanë sjellë shpikje të reja gjatë këtij viti problematik, që janë po aq të dobishme sa edhe elegante në dizajn.
Është e vështirë për një person që nuk është elokuent në gjuhën e teknologjisë që të qëndrojë i përditësuar ndaj të gjithë shpikjeve të reja pasi duhet thënë, numri i inxhinierëve që diplomohen çdo vit dhe i shpikjeve që ata sjellin në treg – të suksesshme ose jo – sa vjen e rritet.
Sidoqoftë, të gjithë biem dakord se ndjesia e një pajisjeje të re, të freskët, të sapo dalë në treg – në dorën tonë, nuk ka të paguar.
Trendet e reja teknologjike mund të ndahen në dy kategori: ato që kanë qëllim të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe ato që krijohen me qëllimin e vetëm të nxisin egon tuaj.
Për shembull, disa aksesorë elektronikë të teknologjisë së lartë kanë pamjen luksoze që ju bën të ndjeheni sikur po ndiqni stilin e jetës së një milioneri, ndërsa grupi i dytë i pajisjeve praktike, prodhohen në masë, me qëllim që të shtojnë funksionalitet në jetën e të gjithëve ne.
Më poshtë do të gjeni një listë produktesh të të dyja këtyre kategorive, që kanë dalë në treg gjatë vitit që po lëmë pas, çmimin e tyre si dhe ku mund t’i blini.
1 – Studio Buds nga Dr. DRE
Veçoria e versionit më të ri të kufjeve Beats 2021 është anulimi i zhurmës që vjen i përditësuar si kurrë më parë. Në fakt, opsioni Active Noise Cancelling përdor një filtër që zbulon dhe bllokon të gjithë valët zanore që mund të ndërhyjnë negativisht në veshët tuaj delikat. Një e re tjetër është jetëgjatësia e baterisë prej 24 orësh dhe karikimi i shpejtë prej vetëm 5 minutash.
2 – Stabilizator për telefon OM5 nga DJI
DJI është prova e gjallë se shkopi selfie stick nuk ka vdekur në vitin 2021 – dhe nuk mund ta bënte një gjë të tillë – jo në një kohë që numri i videografëve ka dalë jashtë çdo pritshmërie. OM 5 është një pajisje smart dhe portative që i dërgon aftësitë tuaja fotografike në një nivel tjetër. Si fillim, kjo pajisje nuk pëson asnjë dridhje, zero! Dhe formula e re ActiveTrack 4.0 ju mundëson të gjurmoni objekte brenda kornizës së fotografimit, për një fokus me rezolucion sa më të lartë, edhe në rast se ato objekte janë në lëvizje. Për video dhe foto selfie perfekte, kjo është pajisja që çdo influencer apo youtuber kishte ëndërruar.
3 – Telefonat Galaxy Z Flip3 nga SAMSUNG
Ekranet fleksibël po e ri-dimensionojnë atë që mund të arrihet me anë të elektronikës ditët e sotme. Telefoni FLIP nga Samsung, mund të paloset në dysh, që e bën të duket si një fantazi fantastiko-shkencore e para dhjetë viteve. Sot, ëndrra është bërë realitet.
Kur paloset ky telefon bëhet 4.8 centimetra, dhe ekrani i tij, edhe në këtë formë mund të bëjë shumë, duke nisur nga shfaqja e të rejave, lajmeve, mesazheve apo edhe fotot selfie. I pa palosur ai është telefoni juaj celular i zakonshëm. Samsung e ka nxjerr në treg këtë edicion të telefonave FLIP për përdoruesit multi-funksional duke i personalizuar ata me tema dhe ngjyra të ndryshme.
4 – Syze SMART nga RAY-BAN
Edhe pse ky nuk është një set i plotë VR (Realitet Virtual), është shpikja më e re që bën bashkë teknologjinë dhe modën. Gjenerata e parë e syzeve smart nga Ray-Ban sjell risinë në treg që përfshin mundësinë për të filmuar nga një këndvështrim i vetës së parë, pasi kamera minimaliste është e instaluar në një nivel me sytë. Këto syze përmbajnë një kamera që filmon përmbajtje HD në vetën e parë, një fushë me touch ku me anë të një prekjeje të vetme mund të kontrolloni muzikën apo kamerën dhe bokset e instaluara në bishtat e syzeve pranë veshëve, që ju japin mundësinë ta lini telefonin tuaj në xhep ndërkohë që i përgjigjeni një telefonate. Një pajise që deri dje ishte vetëm pjesë e filmave futuristik, tashmë është reale dhe mund të bëhet juaja me një klikim të vetëm.
5 – Kamera e çastit nga POLAROID
Fotot e stilit Polaroid kanë qenë gjithnjë të preferuara nga artdashësit dhe adhuruesit e fotografisë, pikërisht sepse ato imitojnë atmosferën, ngjyrat dhe nuancat e një fotoje të vjetër apo retro. Në një hap të vetëm, me këtë kamera – mund të bëni foto pa qenë nevoja t’i editoni apo modifikoni në Photoshop më vonë. Me filtra për 5 lente të ndryshme, këto kamera të reja nga Polaroid ju japin mundësinë të luani me efektet, kontrastin dhe ekspozimin e fotove tuaja.
6 – Gjurmuesit AirTag nga APPLE
Një nga pajisjet tona të preferuara, kjo shpikje e re nga Apple i vjen në ndihmë njerëzve harraq apo atyre që shpesh i humbin gjërat dhe nuk i gjejnë dot më kurrë. Mjafton ky gjurmues i vogël në formën e një kopse, që vendoset në sendet tuaja të shtrenjta apo ato që i keni afër zemrës, dhe menjëherë bëhet lidhja me aplikacionin ‘Find my App’ që ju bën të mundur ta kërkoni në telefonin tuaj pajisjen e humbur, për të gjetur ku e keni vendosur herën e fundit. Kjo pajisje ka dhe një boks të instaluar brenda saj që ju lejon ta dëgjoni me zë vendndodhjen e sendit tuaj personal. Gjeniale!
7 – Ora inteligjente Gen 6 nga FOSSIL
Një orë inteligjente që përmban pamjen klasike të një ore tradicionale, apo një orë smart e maskuar si një orë klasike? Për të gjithë ata që e dashurojnë pamjen e një ore të zakonshme dhe nuk duan të heqin dorë nga kjo për të shijuar të gjithë benefitet e një ore smart, kompania FOSSIL ka bërë të mundur produktin ideal.
8 – Blenderi Bishë nga BEAST
Është e dukshme që ky blender apo shtrydhës e merr emrin si pasojë e performancës së tij ekstreme. Si shumë pajisje të ngjashme, ky blender mund të prodhojë lëngje të shtrydhur ose smuthi kremoze – një kombinim tejet ushqyes dhe i shijshëm. Por, nëse po kërkoni një blender të një niveli komplet tjetër, kjo makineri mund të krijojë një turbulencë aq të fuqishme, sa që e lejon në një kohë të shkurtër të shkërmoqi edhe ingredientët më të akullt apo të fortë. Dhe edhe pse funksionon si një bishë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pamjen e tij tejet elegante.
9 – TV inteligjent 4K nga SAMSUNG
Kemi një mashtrues në shtëpi. Jo, është ‘Korniza’ apo ‘The Frame’ nga Samsung, i cili funksionin si televizor kur është i ndezur dhe kur fiket mund të transformohet në një vepër arti. Në fakt, ai ka dhe vetinë inteligjente për t’u bërë njësh me nuancat e murit. Përveç të gjithave, rezolucioni 4K nuk ka të krahashuar dhe mundësia për ta bërë të projektojë ikona të botës së artit si Mona Lisa e Da Vincit apo Nata me Yje e Van Gogh, është një opsion që mund të personalizojë çdo dhomë ndenje dhe një shpikje që ja vlen të duartrokitet.
10 – Tharëse Flokësh Nanoe nga PANASONIK
Në i përdorim tharëset e flokëve për të tharë flokët sigurisht por Panasonik premton se me ketë tharëse të re, flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm dhe do të dëmtohen më pak. Tharësja Nanoe i thanë flokët tuaj duke i hidratuar. Ky paradoks në pamje të parë arrihet duke thithur ujë nga ajri për të krijuar grimca hidratuese që bëjnë të mundur që çdo fije e flokut tuaj të thahet pa u djegur.
11 – iMAC 2021 nga APPLE
Kur kompania e famshme Apple lajmëroi se do të nxirrte iMac-un e ri këtë vit, rrjete sociale sigurisht që dolën jashtë kontrollit. Mos e paragjykoni vetëm se është rozë, violet apo portokalli, Kompjuteri i ri nga Apple, vjen për herë të parë me kamerën, mikrofonat dhe bokset më të mira që kjo kompani ka ofruar ndonjëherë, duke i shtuar edhe opsionin e identifikimit me prekje apo Touch, si dhe pamjen e re super elegante (me një trashësi prej vetëm 11.5 milimetrash) që arrihet nga teknologjia e re e çipit M1.
12 – TV me palosje OLED nga LG
Jo, nuk është një lapsus, as gabim. Lexojeni edhe njëherë: televizori i parë në botë që paloset si tapet, për çmimin $100,000 dollarë. Ju thamë që kjo listë do përfshinte produkte luksi. Ju besohet? Të gjithë serialet tuaj të preferuar në një ekran që paloset e rrokulliset si një qilim apo tapet joge?
E dimë, pavarësisht kësaj, ajo që të bën vërtetë të habitesh është çmimi i tij. Sigurisht, me shumë mundësi këta mund të jenë ekranet e së ardhmes por diçka është e sigurt, për momentin vetëm një numër i caktuar njerëzish mund të bëhen pronarë të këtyre televizorëve kaq fleksibël.
13 – Levë për video-lojërat në telefon nga OTTERBOX
Kompania Otterbox ka bërë të mundur shkrirjen e video-gameve në Playstation apo Xbox me ato telefonike, duke sjellë në treg këtë kapëse apo kliper që ju bën të mundur të vendosni levën apo konsolën tuaj në telefonin celular. Transformojeni eksperiencën tuaj të video lojërave në celular duke shtuar opsionin e një konsole si aksesor. Tashmë, mund t’i keni të dyja në një.
14 – Stacion Ushqyes Dock5 nga SATECHI
Ky stacion ushqyes ju jep mundësinë të karikoni disa pajisje – 5 në fakt – në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Ky aksesor vjen edhe me një opsion të dyfishtë, që është karikimi me wireless apo WI-FI. Ç ‘kërkoni më tepër? Një pamje dhe dizajn elegant? Edhe atë do ta gjeni këtu, së bashku me mbrojtje nga temperaturat e larta dhe nxehja e pajisjeve tuaja gjatë karikimit. Shijojeni!
15 – Makina e Kafes DualBrew Pro nga NINJA
Kompania Ninja ka sjellë në treg një sistem të ri të bërjes së kafesë suaj të preferuar duke filluar nga bluajta e deri tek prodhimi i një makiato-je si të ishte nga dora e një banakieri profesionist. Fundja, kafeja është një art i vërtetë, dhe pija e preferuar e njerëzve në të gjithë botën – pas ujit sigurisht!/euronews.al