UBT News

114 vjet nga lindja e Migjenit, poetit të mjerimit dhe shpresës

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni u lind në Shkodër më 13 tetor 1911.

Ka qenë një poet dhe prozator i shquar e konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të.

Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brenda dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni vuante nga tuberkulozi, një sëmundje që e shoqëroi për shumë vite dhe e detyroi të largohej për kurim në Itali, ku edhe ndërroi jetë në moshën e re 26-vjeçare, në qytetin e Torinos.

Megjithëse jetoi pak, Migjeni la pas një vepër të fuqishme dhe me ndikim të madh në letërsinë shqiptare.

Veprat e tij kryesore janë: “Vargjet e Lira” – përmbledhje poetike që përfshin poezitë më të njohura si: Parathanja e parathanjeve, Të lindet njeriu, Poema e mjerimit, Kanga e rinisë, dhe Kanga e të burgosunit, përmbledhje kjo që u botua pas vdekjes së tij.

Një vepër që i’a vlen të përmendet është dhe “Novelat e qytetit të veriut”,  një cikël tregimesh që pasqyrojnë jetën e varfër dhe vuajtjet e njerëzve në Shqipërinë e asaj kohe.

Sot, me 13 tetor të vitit 2025, Migjeni përkujtohet në 114 vjetorin e lindjes së tij. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version