14 minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri në Kolumbinë veriore, pas një shpërthimi nëntokësor, tha të martën kryetari i bashkisë së qytetit.
Një minator i cili ishte mbi tokë në atë kohë u plagos nga shpërthimi pasditen e së hënës, duke pësuar djegie në të gjithë trupin e tij, sipas kryebashkiakut, Manuel Pradilla të Zulia, pranë kufirit me Venezuelën. Ai ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
“Ne nuk po e humbim shpresën, shpresojmë që 14 personat e bllokuar të gjenden të gjallë“, tha Pradilla për TV kolumbian.
Familjarët e minatorëve të zhdukur u mblodhën në vend, shumë të përlotur, duke pritur lajmin nga punonjësit e shpëtimit që kërkojnë të mbijetuar. Ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit.
Miniera dhe nafta bruto përfaqësojnë eksportet kryesore të Kolumbisë.
Ekonomia e katërt më e madhe e Amerikës Latine regjistroi 148 viktima në aksidentet e minierave në 2021. /UBTNews/