Adoleshentja Nishiya Momiji e Japonisë ka fituar evenimentin për skateboardin e rrugës në kategorinë e femrave.
Si 13 vjeçare, ajo tani është një nga fitueset më të reja të medaljes së artë në historinë Olimpike.
Ajo është vetëm disa muaj më e vjetër se rekordmenja aktuale femër, zhytësja amerikane Marjorie Gestring, e cila ishte 13 vjeç e 267 ditë kur fitoi të artën në Lojërat e Berlinit në vitin 1936, përcjell Klankosova.tv.
Fitorja e Momiji erdhi vetëm një ditë pasi patinatori tjetër japonez Yuto Horigome fitoi medaljen e parë të artë olimpike në skateboard për garën në rrugë për burra.
Përveç të artës edhe një 13 vjeçare tjetër u kurorëzua me medalje, atë të agjendën e morri brazilian Rayssa Leal, raporton CNN.
Funa Nakayama e Japonisë, 16 vjeç, mori të bronztën.