Pas 14 vitesh dhe 20 sezonesh, “Keeping Up With The Kardashians” po mbaron, që do të thotë se nuk do të ndjekim më çmenduritë e Kim, Khloe, Kourtney, Kendall, Kylie dhe pjesës tjetër të familjes së famshme.
Pasi janë ngritur në super yje globale, motrat me stil janë bërë ndikueset më të mëdha të modës dhe bukurisë, duke shkaktuar tek njerëzit një mani për grim, stilim të flokëve dhe veshjeve e veçanërisht Kim dhe Kylie.
Përpara serisë përfundimtare të “Keeping Up With the Kardashians” që filloi transmetimin e episodave të fundit nga data 19 mars, këtu janë vetëm disa nga trendet e modës dhe grimit për të cilat i’u “detyrohemi” atyre.
1. Konturimi
Sa i përket konturimit, Kim e popullarizoi këtë teknikë të grimit, më saktësisht kjo u popullarizua nga grimeri i saj Mario Dedivanovic, i cili përdor nuancat e errëta dhe të lehta për të krijuar mollëza më të dalluara. Pas suksesit të madh që kishte kjo teknikë, Kim filloi lansimin e pajisjeve konturuese për markën e saj KKW Beauty që nga viti 2017.
2. Fustanet ‘bodycon’
A është surprizë që motrat Kardashian të njohura për figurën e tyre trupore favorizojnë modën e përshtatshme për format? Nga fotografitë që shohim, duket se nuk është surprizë! Një fustan bodycon është një fustan i ngushtë me një material të rëndë, i dizajnuar për të tërhequr.
Që nga ditët e hershme të KUWTK (mbani mend fustanet e brendit Herve Leger?) e deri më tani, motrat Kardashian kurrë nuk kanë shmangur shfaqjen e linjave të tyre në veshjet e tyre.
3. Buzë të plota
Kalimi i Kylie Jenner nga një adoleshente e dobët në një “bombë”, përfshinte një dozë jo aq delikate të mbushjeve të buzëve, të cilën ajo fillimisht e mohoi se e kishte bërë.
Megjithatë, ajo më vonë e pranoi dhe e vazhdoi themelimin e markës së saj miliarda dollarëshe të emëruar “Kylie Cosmetics”, me pajisje për buzë që synojnë të ndihmojnë klientët të marrin pamjen e buzëve të plota. Ajo tani ka zgjeruar kompaninë e saj edhe në produkte për kujdes të lëkures.
4. Shorce çiklizmi
Për të mos i ngatërruar me pantallona të vërtet për çiklizëm, shorcet e çiklizmit nuk janë me të vërtetë të destinuara për ndonjë aktivitet fizik , por le të themi janë vetëm për të treguar linjat e dikujt.
5. Nuancat neutrale
Trendi “nude” apo nuancat neutrale bëri që motrat të përqafonin tonet neutrale kokë e këmbë në grim, në veshjet që përfaqëson firma e Kim Kardashian “SKIMS”, por edhe në interier. Dhe, mund të themi se po vazhdon të jetë një trend i fortë edhe sot e kësaj dite.
6. “Puplat”
Kur bëhet fjalë për tapetin e kuq, ata që janë të fiksuar pas modës së fundmi kanë përshtatur të gjitha veshjet me gëzof dhe me pendë, që datojnë nga Met Gala e vitit 2019, kur Kylie dhe Kendall u paraqitën me fustanet e tyre gjithë pupla.
7. Mantelet ‘Matrix’
Duke kaluar vitet nëntëdhjetë, motrat Kardashian kanë eksperimentuar me stilin që i përkiste viteve nga periudha 2000 deri në 2009 kohët e fundit, duke përfshirë edhe pallton prej lëkures ‘Matrix’ në larmi ngjyrash.
8. Ngjyrat neon në veshje
Ngjyra që motrat Kardashian përdorin janë ‘ekstreme’. Sado që i duan tonet neutrale, ato janë ende duke përsëritur pamjen neon kudo nga palestra në tapetin e kuq, madje edhe në plazh.
9. Flokët shumë të gjata
Kim dihet se është një adhuruese e madhe e Cher, e cila e shpjegon dashurinë e saj për zgjatjen e flokëve me extensions.
10. Takat Perspex
Një tjetër trend për të cilën ne duhet “të falënderojmë” ish-burrin e Kim Kardashian, Kanye West, janë takat e tejdukshme të cilat përbëhen nga plastika e ngurtë transparente e bërë nga metakrilat polimetil. Takat Perspex u bënë një trend i madh kryesisht në vitin 2018, megjithatë nuk i mbijetuan shumë kohës.
11. Pantallona lëkure
Duke qenë në kulmin e modës, motrat Kardashian e dinë që pantallonat e ngushtë janë demode tani dhe stilet e pantallonave të prerë drejtë janë në trend, prandaj ato së fundi janë parë shumicën e kohës me pantallona të prerë drejtë prej lëkure.
11. Syze dielli të vogla
“[Kanye] më dërgoi një email të tërë: “Ti nuk duhet të vendosësh syze të mëdha më” . Gjithçka tani duhet të përshtatet me syza të vogla i tha ai, – zbuloi Kim në një episod të KUWTK në vitin 2018.
Me sa duket, e gjithë familja e pranoi “kritikën” sepse të gjithë “larguan” syzet e diellit me përmasa të mëdha dhe përqafuan nuancat e stilit të viteve nëntëdhjeta./UBTNews