UBT News

12 të vdekur dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19, shtatë pacientë nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjet), një pacient nga Struga (67), një nga Tetova (85), një nga Manastiri (68), një nga Kavadari (56) dhe një pacient nga Prilepi (63).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 771 testime për COVID-19, prej të cilave rezultuan 161 raste pozitive, prej tyre në Shkup-90, Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Probishtip-2, Berovë-6, Vallandovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-2. Kurse janë shëruar 154 pacientë./UBTNews

Exit mobile version