12 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 88 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 56 mijë e 764 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar./UBTNews