UBT News

11,8 milionë dollarë për të jetuar në shtëpinë e Pamela Anderson

Pamela Anderson ka arritur të shesë më në fund vilën e saj fantastike në Malibu, për 11,8 milionë dollarë.

Sipas TMZ, prona me një sipërfaqe mbi 250 metra katrorë, mund të ketë thyer edhe një rekord, pasi është shitur me një çmim prej 47000 dollarë për metër katror.

Pronari i ri i vilës është Loren Kreiss, CEO i një kompanisë së mobiljeve, Kreiss Furniture.

Anderson e ka blerë këtë vilë në vitin 2000 për vetëm 1,8 milionë dollarë. Fillimisht, aktorja e nxori në shitje për 14,9 milionë dollarë, por e uli çmimin me kalimin e muajve.

Vila ka gjithsej katër dhoma dhe po aq tualete. E vendosur mes bimësisë, duket si një shtëpi në pemë, por e modernizuar me pishine, oxhak dhe një verandë fantastike prej nga mund të shijosh perëndimin e diellit.

Vendimin për ta shitur përfundimisht pronën ka ardhur pasi Anderson është zhvendosur në Vankuver të Kanadasë me të dashurin e saj, duke jetuar në shtëpinë e gjyshes./a2

Exit mobile version