Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19: tre nga Shkupi të moshës 53, 76 dhe 82 vjeç, dy nga Struga të moshës 74 dhe 84 vjeç si dhe nga një në Tetovë, Dellçevë dhe Strumicë.
Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut, nga 1 mijë e 372 testime të bëra, kanë rezultuar 112 raste pozitive me COVID-19.
Rastet e reja janë nga këto qytete: Shkup-42, Kumanovë-8, Shtip-3, Prilep-8, Tetovë-10, Strugë-6, Veles-4, Manastir-3, Ohër-10, Kavadar-2 , Gostivar-13, Gjevgjeli-11, Strumicë-4, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Krushevë-2, Koçan-4, Probishtip-1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berov-3, Vallandovë-1 , Vinic-2, Dellçevë-8, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-3, Resnjë-1.
Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 159 persona nga COVID-19./UBTNews