Në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës janë të shtrirë 112 pacientë.
Prej tyre, 74 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, nërkaq 72 janë pozitivë me koronavirus ka bërë të ditur SHSKUK.
Në QKUK ndihmë kanë kërkuar 67 pacientë, ndërsa në spitalet e komunave të ndryshme 45, prej tyre 40 pozitivë me koronavirus dhe 23 nën tretmanin me oksigjeno-terapi.