UBT News

110-vjetori i Federatës Portugeze të Futbollit, presidenti Duka i pranishëm në mbrëmjen gala

Federata Portugeze e Futbollit organizoi një ceremoni festive me rastin e 110-vjetorit të themelimit të saj. Mbrëmja Gala u mbajt në “FPF Arena Portugal” dhe mblodhi personalitete të shumta nga futbolli europian dhe botëror, përfshirë Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka shprehu urimet e tij më të përzemërta për Federatën Portugeze dhe homologun e tij, Presidentin Fernando Gomes, duke theksuar se ky përvjetor është një moment i rëndësishëm në historinë e futbollit. Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerësoi gjithashtu rolin e jashtëzakonshëm të Portugalisë në zhvillimin e futbollit europian dhe botëror.

“Kënaqësi të isha në Mbrëmjen Gala të 110-vjetorit të Federatës Portugeze të Futbollit! Në këtë përvjetor historik i përcolla urimet më të mira Presidentit Fernando Gomes, për punën e bërë ndër vite për rritjen e futbollit dhe për atë që i jep Portugalia futbollit europian dhe atij botëror. Gëzuar 110-vjetorin për FPF!”, shkruante Presidenti Duka./UBTNews/

Exit mobile version