UBT News

110 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 110 raste me COVID-19 në Kosovë duke e rritur numrin e rasteve aktive mbi dy mijë me këtë virus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se nga dita e djeshme janë shëruar 163 qytetarë, ndërkohë që nuk raportohet për vdekje.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë bërë 344 testime.

Exit mobile version