UBT News

11 vjet burg aktivistes opozitare bjelloruse Maria Kalesnikava

Aktivistja politike bjelloruse, Maria Kalesnikova, është dënuar me 11 vite burg, kanë deklaruar një sërë figurash të rëndësishme të lëvizjes opozitare në vend.

“Regjimi ka dënuar Maria Kalesnikava dhe Maksim Znak me 11 dhe 10 vite burg. Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm pasi nuk janë fajtor të asnjë vepre. Ky është terror ndaj bjellorusëve që guxojnë të ngrenë zërin kundër regjimit. Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë të jenë të lirë në Bjellorusi”, shkruan kryetarja e lëvizjes opozitare bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.

Këshilltari i Tsikhanouskaya shtoi se ata “janë të pafajshëm dhe nuk do të qëndrojnë gjatë në qeli”.

“I gjithë gjyqi ishtë një farsë. Regjimi është kthyer në farsë”, shkruan ai në Twitter.

Kalesnikova u kthye në një nga figurat kryesore të opozitës pas rizgjedhjes së Alexander Lukashenkos.

Ajo akuzohet se ka cenuar sigurinë kombëtare kur u arrestua në shtator të vitit 2020 pasi refuzoi t’i bindej autoriteteve që po përpiqeshin ta dëbonin nga vendi.

Exit mobile version