Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 11 pacientë, ndërkaq janë regjistruar 887 raste të reja nga 3 mijë e 891 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 45 mijë e 906 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews