UBT News

11 të vdekur dhe 316 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 316 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut.

Rastet e reja vijnë nga qytetet: Shkup – 164, Prilep – 34, Kumanovë – 16, Kavadarc -13, Negotinë – 13, Tetovë – 12, Gostivar – 10, Ohër – 9, Veles – 8, Gjevgjeli – 7, Shtip – 6, Strumicë – 5, Strugë – 5, Koçan – 5, Vinic – 2, Bogdanc – 2, Kërçovë – 1, Sveti Nikollë – 1, Kriva Pallankë – 1, Delçevë – 1, Radovish – 1.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 681 pacientë të shëruar./UBTNews

Exit mobile version