UBT News

11 të vdekur, 580 raste të reja me COVID-19 dhe 528 të shëruar në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 580 raste të reja ditore dhe 528 të shëruar.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version