UBT News

11 nga filmat më të mirë për t’u parë këtë muaj

Kritiku i filmit për gazetat prestigjioze si BBC Culture, The Economist, The Guardian, The New York Times etj. ka listuar publikimet më emocionuse për muajin prill. Në listë përfshihen Super Mario Bros, Renfield dhe Evil Dead Rise.

  1. Air – Shkruar nga Alex Convery, Air është historia e stilit të Moneyball se si Nike ndryshoi botën e veshjeve sportive në vitet 1980 me krijimin e atleteve Air Jordan.
  2. Suzume – Projekti më i fundit i Shinkai paraqet një vajzë adoleshente që zbulon një portë në një botë tjetër, ku një forcë monstruoze aliene po fshihet.
  3. Are you there God? It’s me, Margaret – Bëhet fjalë për një vajzë 11-vjeçare e cila lëviz nga Nju Jorku në periferi të Nju Xhersit, e që përballet me sfida si puberteti dhe lufton me identitetin e saj fetar.
  4. Peter Pan & Wendy – Ky është një tjetër xhirim i një filmi vizatimor klasik të Disney-t, me regji të David Lowery.
  5. Renfield – Chris McKay këtë herë është regjisor i një komedie romantike horror. Nicolas Cage luan Kontin Dracula, i cili është gjallë dhe shëndoshë e mirë në New Orleans-in e sotëm.
  6. Showing Up – Drama komedi e Kelly Reichardt, Showing Up merret me ata artistë që vazhdojnë me punën, ditë pas dite, edhe pse nuk ka gjasa që të bëhen të pasur apo të famshëm.
  7. One Fine Morning – Léa Seydoux është një nënë beqare në One Fine Morning, një dramë e shkruar dhe e drejtuar nga Mia Hansen-Løve.
  8. Little Richard: I Am Everything – Sipas Owen Gleiberman, është “dokumentar magjepsës që Little Richard e meriton. Është një film që kupton, nga brenda jashtë, se çfarë artisti i madh dhe transgresiv ishte ai.
  9. Evil Dead Rise – Lily Sullivan luan rolin e një gruaje që po viziton motrën e saj, Alyssa Sutherland, kur një libër i keq nxjerr çdo lloj neverie demonike.
  10. The Super Mario Bros Movie – Ky do jetë një film vizatimor bazuar në video lojërat me të njëjtin emër. Chris Pratt dhe Charlie Day japin zërat e Marios dhe Luigjit, Anya Taylor-Joy bën zërin e heroinës, Princeshës Peach, Jack Black jep zërin e Bowser, i cili synon të pushtojë mbretërinë e saj.
  11. Beau is Afraid – Joaquin Phoenix luan rolin e një burri në moshë të mesme që premton të vizitojë nënën e tij. Por kur del nga banesa e tij, zbulon se njerëzit janë të trazuar jashtë. Më pas ai goditet me veturë nga një çift i luajtur nga Amy Ryan dhe Nathan Lane, të cilët vazhdojnë ta zënë në kurth në shtëpinë e tyre. Përpjekjet e tij për t’u arratisur e çojnë atë në disa dekada dhe dimensione të ndryshme./UBTNews/

Exit mobile version