Nga gjithsej 4 mijë e 892 zyrtarë të lartë publikë, 4 mijë e 783 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Agjencioni Kundër Korrupsion.
56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.
“Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.