UBT News

106-vjeçarja nga Filipinet është modelja më e vjetër e kopertinës së Vogue

Revista Vogue në Filipine e ka zgjedhur 106-vjeçaren Apo Whang-Od si yllin e kopertinës për edicionin e muajit prill. Kjo është modelja më e vjetër që është shfaqur ndonjëherë në ballinën e Vogue.

Whang-Od, e njohur gjithashtu edhe Maria Oggay, e ka përsosur artin e tatuazheve me dorë qëkur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj. Me banim në fshatin malor të Buscalanit, rreth 15 orë në veri të Manilës, në provincën Kalinga, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër e vendit – ose tatuazhistja tradicionale Kalinga.

Tani vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike të nënshkrimit përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës së saj.

“E shpallur si mambabatok-u i fundit i gjeneratës së saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga, që nënkuptojnë forcë, guxim dhe bukuri, në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, njoftoi Vogue përmes një postimi në rrjete sociale.

Arti mund t’u transmetohet vetëm të afërmve të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që ushtron mbesat e saj, Elyang Wigan dhe Grace Palicas./UBTNews/

Exit mobile version