101 mijë e 279 është numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në Kosovë.
Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë më 13 mars të vitit të kaluar e deri më sot, janë regjistruar gjithsejt 107 mijë e 213 raste të infektimit me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sëmundjes nuk i kanë përballuar 2 mijë e 239 persona.
IKSHPK bën me dije se në Kosovë ka ende raste aktive të COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3 mijë e 695 persona.
Deri më tani si të dyshuar për virusin SARS COV-2 janë testuar 588 mijë e 812 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695”.