UBT News

100 tërmete brenda ditës, grekët shtojnë sizmiografët dhe presin goditjen e fortë

Më shumë se 100 dridhje toke janë shënuar që prej ditës së djeshme në Thiva të Greqisë pas goditjes me forcë 4.3 të shkallës Rihter.

Mediat bëjnë me dije se Instituti i Sizmiologjisë ka shtuar numrin e sizmiografëve në zonë pasi epiqendra e tërmeteve duket të jetë vetë qyteti i Thivas, gjë që ka alarmuar autoritet si edhe banorët.

Tërmetet në fjalë, edhe pse në dukje të vegjël, janë problematikë pasi thyerja ndodh në një thellësi tepër të vogël prej 3 deri në 6 kilometrash duke bërë që lëkundja të ndjehet e fortë në sipërfaqe.

“Fillimisht ndjehet një zhurmë nën tokë dhe më pas lëkundet gjithçka”, shprehen banorët, ndërsa autoritetet i tremben një goditjeje më të fortë, nisur edhe nga shtimi i beftë i tërmeteve në këtë zonë gjatë muajve të fundit. Sizmiologët i tremben një goditjeje me forcë 6 të shkallës Rihter, e cila ka ndodhur edhe më parë në këtë zonë. 

Exit mobile version