UBT News

100 milionë euro për Arda Gulerin

Arda Güler ka bërë që tifozët e futbollit ta lëvizin kokën falë lëvizjeve të tij dhe aftësive të jashtëzakonshme. Ylli i ri turk kishte bërë gjëra të mëdha në Fenerbaheçe, por lëndimet nuk e lanë t’i tregonte sa duhet vlerat e tij në Real Madrid.

Ndërkaq, ai bëri paraqitje të shkëlqyeshme me Turqinë në Euro 2024 duke e realizuar një gol dhe duke i bërë dy asistime.

Edhe në këtë fazë përgatitore para-sezonale, talenti turk e ka “vjedhur” vëmendjen, përkundër konkurrencës së fortë që ka lindur në “Santiago Bernabeu” me arritjen e yjeve si Mbappe e Endrick.

Reali thuhet se është informuar për këtë mundësi, por kampionët e Spanjës dhe të Evropës janë të vendosur ta mbajnë në ekip lojtarin e lindur në vitin 2005 në Ankara. Trajneri Carlo Ancelotti e konsideron lojtarin si pjesë integruese të projektit të tij dhe beson fuqishëm në kontributin e tij në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë spekulohej se Reali mund ta japë lojtarin për një vit në formë huazimi në mënyrë që Arda të bëjë përvojë dhe të ketë vazhdimësi./UBTNews/

Exit mobile version