Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur dhjetë pacientë si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 422 raste të reja dhe 631 pacientë të shëruar.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./UBTNews