UBT News

10 skuadrat që do të garojnë në ligën elitare të Kosovës për sezonin 2022/23

Pas përfundimit të sezonit 2021/22, në BKT Superligë dhe Viva Fresh Ligën e Parë, janë bërë të ditura edhe 10 skuadrat pjesëmarrëse në BKT Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23.

Ballkani, Drita, Gjilani, Llapi, Prishtina, Drenica, Dukagjini dhe Malisheva janë ekipet që edhe edicionin e kaluar morën pjesën në BKT Superligë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e saj. Këtyre skuadrave iu bashkangjitën edhe dy ekipet e Ligës së Parë, kampioni i grupit A, Trepça 89′ dhe kampioni i grupit B, Ferizaji.

BKT Superliga e Kosovës, garat do t’i fillojë më 13 gusht të këtij viti. /UBTNews/

Exit mobile version