UBT News

10 persona të armatosur kanë hyrë në vilën ku po qëndronte Loredana dhe Mozzik, për të vjedhur sende me vlerë

Lajmin e ka bërë publik vet reperja përmes disa videove të cilat i ka postuar në instastory. Ajo tha se hajnat i morrën para, hard drive të kameramanit të saj dhe një send shumë personal.

Tutje, reperja ka treguar se në momentin që burrat e armatosur kanë hyrë brenda vilës, ajo dhe të tjerët ishin brenda.

Ajo iu bëri thirrje ndjekësve të saj të shumë se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje,ta ndihmojnë që të gjejë sendin personal të cilin ata e kishin vjedhur.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar Loredana.

Exit mobile version