UBT News

10 mijë doza të vaksinës ruse mbërrijnë në Shqipëri

Shqipëria sot ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës ruse, “Sputnik V”. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu shkroi në Facebook se së shpejti do të mbërrijnë edhe disa doza të tjera të vaksinës ruse, që do të mundësojnë rritjen e numrit të vaksinimeve ditore.

Manastirliu tha se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed./UBTNews

Exit mobile version