Ndoshta jeni lodhur nga njerëzit qofshin ata prindërit tuaj, miqtë apo ekspertët e financave personale kur ju thonë se ka ardhur momenti të kurseni para.
Ajo që ju nevojitet vërtet janë disa këshilla të dobishme për mënyrën se si të kurseni para në mënyrë natyrale sot. Lënia e kafes jo vetëm që nuk është zgjidhje për të kursyer para por edhe ato pak para që mund t’ju kursejë do të ju marrë shumë kohë për t’i kursyer.
1. Merrni me vete drekën tuaj
Kur shumica e drekave tuaja përbëhet vetëm nga picat dhe sanduiçat jo vetëm që do të harxhoni një mal me para por gjithashtu do të vijë momenti që do të kuptoni se sa dëm i keni bërë shëndetit tuaj. Nëse filloni të merrni çdo ditë me vet drekën tuaj do të kurseni shumë para dhe njëkohësisht do të jeni më të shëndetshëm.
2. Pastroni dollapin tuaj
Të gjithë kanë rroba në dollapin e tyre të cilat nuk i veshin kurrë. Në vend që t’i falni apo t’i lini rrobat aty ju mund t’i shisni ato. Ndoshta nuk do të arrini ti shisni me vlerën reale por me siguri do të përfitoni diçka. Me paratë që do të fitoni ju mund të blini diçka të re e cila ju nevojitet duke mos shpenzuar paratë
3. Pastrojeni vetë shtëpinë tuaj
Ndoshta disa prej jush nuk e kanë luksin të kenë dikë që t’i ndihmojë në punët e shtëpisë por shumë të tjerë harxhojnë mbi 100 mijë lekë në muaj vetëm për pastrimin e shtëpisë. Përpiquni t’i bëni vetë punët e shtëpisë edhe nëse jeni shumë të ngarkuar me punë të tjera.
Nëse bëni një plan dhe secili në shtëpi kryen një funksion të caktuar ju do të kurseni shumë para dhe shtëpia juaj do të jetë gjithnjë e pastër.
4. Rezervoni biletën e avionit të paktën një muaj më herët
Rezervimi i biletës së avionit në momentin e fundit do t’ju bëjë gjithmonë të paguani shumë më shumë para se një biletë avioni e rezervuar më parë.
Sigurisht që disa udhëtime të cilat dalin në mënyrë të papritur ju nuk mund t’i evitoni por kur bëhet fjalë për pushimet tuaja përpiquni t’i rezervoni gjithmonë më përpara biletat.
5. Bëni një listë përpara se të shkoni në supermarket
Nëse shkoni në dyqan të uritur atëherë ky është faji juaj. Nëse e bëni këtë syri do të shikojë produkte nga më të ndryshmet e do t’ju tundojë t’i blini të gjitha.
Por nëse më përpara keni përgatitur një listë dhe e dini fare mirë se produktet që gjenden në atë listë janë të vetmet produkte që ju nevojiten, atëherë ju duhet thjesht t’i përmbaheni listës suaj dhe nuk do të bëni asnjë shpenzim më shumë.
6. Hiqni dorë nga duhani
Përfitimet financiare kur hiqni dorë nga duhani janë të mëdha dhe në fakt nuk duan shumë mend për të kuptuar, se nëse lini duhanin do të keni në xhepin tuaj 3 mijë lekë më shumë në ditë.
7. Blini një filtër uji
Uji në shishe është një nga produktet i cili nuk ja vlen të blihet. Nëse përdorni një filtër uji ju do të mund të konsumoni ujin e rubinetit pa shpenzuar para.
8. Bëni pazare gjatë periudhës së uljeve
Blerja e produkteve që ju nevojiten në periudhën e uljeve është një lëvizje e zgjuar. Ju do të blini të gjitha produktet me pak para dhe kështu do të përfitoni jo vetëm disa para të kursyera por edhe të gjitha ato çka kishit nevojë.
9. Shkëmbimi mall me mall
Kjo është një metodë e cila është përhapur goxha në botë. Njerëzit shkëmbejnë mallrat që kanë me tepri me mallra që i mungojnë dhe në këtë mënyrë jo vetëm që kursejnë para, por edhe marrin atë çka dëshirojnë.
10. Programoni daljet tuaja
Takimet me miqtë apo të afërmit tuaj do të ishte mirë t’i programonit. Në këtë mënyrë ju do të arrini t’i takoni të gjithë dhe nuk do të harxhoni para shtesë për të pirë kafen tuaj. Le të jetë kafja juaj e mëngjesit gjithashtu kafja me një mikun tuaj.