UBT News

10 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve “Euro 2020”

Me dy golat në ndeshjen e sotme kundër Francës, Cristiano Ronaldo momentalisht është golashënuesi më i mirë deri tani në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Në fazën e grupeve, Ronaldo ka kontribuar në gjithsej gjashtë gola, respektivisht duke shënuar pesë sosh, e duke e asistuar një, përcjell KosovaPress.

Dy gola në ndeshjen hapëse dhe fitoren kundër Hungarisë, një në humbjen kundër Gjermanisë dhe dy gola në barazimin e sotëm kundër Francës, e bëjnë Ronaldon golashënuesin më të mirë deri tani në Euro 2020.

Listën e golashënuesve më të mirë deri tani në Kampionatin Evropian Euro 2020 e gjeni më poshtë

1.Cristiano Ronaldo – Portugali – 5 gola, 1 asistim

2.Emil Forsberg – Suedi – 3 gola

3.Roberto Lewandowski – Poloni – 3 gola

4.Romelu Lukaku – Belgjikë – 3 gola

5.Patrick Schick – Çeki – 3 gola

6.Georginio Wijnaldum – Holandë – 3 gola

7.Memphis Depay – Holandë – 2 gola, 2 asistime

8.Ciro Immobile – Itali – 2 gola, 1 asistim

9.Ivan Perisic – Kroaci – 2 gola, 1 asistim

10.Xherdan Shaqiri – Zvicër – 2 gola, 1 asistim

Top Channel

Exit mobile version