UBT News

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, theksohen sfidat globale dhe organizohet aktivitet në Prishtinë

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat u forcuan me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1959 dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga OKB në vitin 1989.

Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Në shumë vende të botës, vazhdojnë të raportohen edhe raste të martesave të hershme të vajzave, një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA ka organizuar aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, i cili synon të hapë diskutim mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet arsimore.

Exit mobile version