UBT News

1.1 milion euro për Trepçën, premtohet zgjidhje e shpejtë edhe për Telekomin

Qeveria e Kosovës do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen publike “Trepça”, për të kaluar situatën e vështirë financiare në të cilën po kalon kjo ndërmarrje.

“Qeveria ka vendosur të ndajë 1.1 milion euro për “Trepçën” për të tejkaluar situatën ndërkaq bordi do të ofrojë garancitë e veta me planin e biznesit”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se së shpejti do të bëhet një zgjidhje edhe për Telekomin.

“Besoj që për disa ditë do të jem para jush që të tregojë një zgjidhje për Telekomin për të cilin jemi duke punuar. Edhe Telekomi është në gjendje të vështirë si kompanitë tjera, me nënshkrimin e kontratave të dëmshme për vite me radhë, e tash duhet të përballojmë dhe këtë situatë”, ka thënë shefi i Qeverisë./UBTNews

Exit mobile version