UBT News

​Zyrtare, Trepça prezanton trajnerin e ri

Klubi i basketbollit Trepça ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës për pjesën tjetër të edicionit garues 2022/23.

Klubi mitrovicas ka angazhuar turkun Engin Gencoglu në krye të skuadrës pak ditë pasi dha dorëheqje Alek Joncevski.

“Engin Gencoglu, i bashkohet shtabit teknik te klubit. Engin Gencoglu se bashku me Ilir Selmanin pritet te sjellin vlere te shtuar ne ekip dhe ta udhëheqin ekipin drejt objektivave”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare nga Trepça.

Në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, Trepça është në vendin e katër me 27 pikë.

Exit mobile version